Dule: Nuk behemi pjese e takimeve absurde te Rames
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se dy partite e medha ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, po punojne serish ne kurriz te dy partive te vogla. Kreu i PDBNJ-se ka folur dhe per mungesat e tij ne takimin e kreut te PS-se me aleatet e majte, duke thene se nuk deshiron te jete pjese e nje teatri absurd.
Ai shton se keto takime te perjavshme te kreut te PS-se me aleatet, per te folur me sistemin zgjedhor, jane nje teater absurd. Kjo eshte dhe arsyeja qe Dule ka munguar ne tryezat e opozites, pasi, sic thote ai, nuk deshiron te kete nje rol ne realizimin teatral te kryesocialistit Edi Rama. “Fatmiresisht apo fatkeqesisht, nuk duam qe behemi pjese e nje teatri, aq me teper e nje teatri absurd me nje kosto shume te larte per fatet e vendit. Jemi nje parti qe kemi cfare te themi per te gjitha aspektet e jetes se vendit. Ne nuk deshirojme qe te jemi nje opozite e cila imiton mazhorancen”, thote Dule. Ne nje interviste dhene per Televizionin Klan, Dule shprehet se po procedohet me te njejten menyre si ne vitin 2008. Ndersa si anetar i ketij komisioni, Dule thote se amendamentet e bera deri tani nuk po sjellin asnje ndryshim ne forme apo ne permbajtje te ligjit elektoral. “Komisioni nuk merr parasysh kerkesat qe mund te vijne nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, por as nga forcat e tjera politike, te cilat kane paraqitur mendimet dhe opinionet e tyre dhe nepermjet nje ‘dialogu’ miraton ate cka eshte vendosur paraprakisht nga dy forcat e medha politike”, thote Dule. Nga ana tjeter, kreu i PBDNJ-se thekson se eshte e nevojshme qe forcat kryesore te marrin parasysh dhe kerkesat e partive te vogla per Kodin Zgjedhor. “Ne nuk pretendojme qe te veshim kostumin e Partise Demokratike apo te Partise Socialiste, sepse na rri shume i madh. Por ajo qe na shqeteson eshte se nuk merret ne konsiderate realiteti politik i vendit, sfidat e tij”, shprehet Dule. Kreu i PBDNJ-se flet dhe per ngritjen e komisionit hetimor per nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu dhe per bashkimin e votave te forces se tij politike me PD-ne. Ai e cileson qendrimin e selise roze per ngritjen e ketij komisioni, si te gabuar. “Eshte nje rast me nje qendrim te gabuar te PS-se. Komisionet hetimore parlamentare nuk kane funksionuar deri me sot, por ne nuk mund te jemi kurre ndaj ndermarrjes se hapave te transparences per cdo institucion, pavaresisht problemeve me te cilat mund te ndeshet procesi. Po, ne parim, nje opozite duhet te jete gjithmone e hapur”, thote Dule. Ne lidhje me hetimin ndaj Spahiut, Dule thote se kemi te bejme me rastet kur nje zyrtar i larte ka shperdoruar postin publik, duke bere shkelje flagrante.