Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 43-vjeçari
Trupi i pajetë i një 43-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Arjan Muça 43 vjeç është gjetur i vdekur në rrugën “Tefta Pashko” nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat gjatë kqyrjes së kufomës bënë të mundur identifikimin e viktimës. Sipas hetimeve paraprake të policisë rezulton se vdekja e 43-vjeçarit mund të ketë ardhur si pasojë e konsumit të tepërt të alkolit.
Ndërkohë një tjetër viktimë u gjet mëngjesin e të mërkurës në urën pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Pas hetimet të policisë rezultoi 37-vjeçari Afred Talka nga Korça ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.