E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë private, s`ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë.
 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit ku dhoma e një shtëpie private është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.
 

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›