E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, konsensus per projektin Tirane-Elbasan Rozeta Rapushi

Miratohen me debate dhe akuza mes deputeteve ne Kuvend, dy projektligjet per financimin e projektit te rruges Tirane-Elbasan dhe bypass-in Fier-Vlore. Deputetet socialiste kritikuan ashper faktin se persa i perket bypass-it Fier-Vlore, projektet jane sjelle shume vone. Ndersa per rrugen Tirane-Elbasan, socialistet shprehen dyshime mbi koston, zbatimin dhe cilesine e projektit. Me gjithe kritikat e shumta, dy projektligjet u miratuan me 127 dhe 126 vota pro. “Nuk dihet ende e sakte, sa do zgjase kjo rruge, si do financohet dhe kushtet e kredise. Ne jemi pro kesaj rruge, pro investimeve ne pergjithesi, por jemi kunder futjes se duarve ne menyre abuzive ne xhepat e shqiptareve”, u shpreh ne emer te grupit socialist, Ilir Bejtja. Nderkohe qe Erjon Brace kerkoi sqarime ne lidhje me kushtet e kredise, qe jane me te uleta se ato te Durres-Kukes.

Pergjigjen e mori nga Ridvan Bode: “Po me rrugen cfare patet? Ju nuk i doni rruget, nuk keni si t’i doni, sepse fajin e ka Berisha - thoni ju, qe beri rruget, por coi temperaturat nen zero”. Me tej ai perforcoi: “Nuk e keni ju, as te norma e interesit, por e keni me rruget”. Kurse dha shpjegimin: “Kredia u mor per te mbajtur ekonomine shqiptare jashte krizes, jo vetem per Durres- Kukes. Morem ate kredi per te mbajtur ekonomine ne terma pozitive, te mos lejojme te kemi pasoja. Nuk ka lidhje ajo kredi me rrugen, rruga u krijua me taksat qe mblodhem, sot mbledhim 3.5 miliarde dollare, ne krahasim me 1.8 miliarde qe ishte me pare”, reagoi ministri i Financave, Ritvan Bode, duke e quajtur qendrimin e socialisteve nje retorike e kote.

Edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tha se po behet retorike e panevojshme, sepse rruga Tirane-Elbasan nisi me 407 milione dollare dhe 290 milione dollare. Debate u zhvilluan edhe per kredine per bypass-in Fier-Vlore. Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, tha se projekti Fier-Vlore, i nisur qe ne vitin 2005, eshte nje deshtim. “Ne duam te njihemi me masat e qeverise, ne menyre qe edhe dy bypass-et te mos jene nje deshtim i perseritur”, u shpreh ai. Por, sipas dy ministrave, Bode dhe Olldashi, e verteta eshte krejt e kunderta, qe rruget po shtrohen ne cdo cep te vendit. “I vetmi realitet i investimeve ne infrastrukture jane ndertimi i 9 mije km rruge”. Olldashi po ashtu theksoi se rruga Levan-Fier nuk perben nje deshtim: “Ka pasur nje problem per Levan-Vlore dhe e vetmja menyre per te zgjedhur ishte devijimi, pasi autostrada prekte pjesen arkeologjike te qytetit te Apolonise. Per kete, Kuvendi eshte informuar ne vazhdimesi”, replikoi Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›