Dule: PBDNJ koalicion me PS edhe pas zgjedhjeve
KORCE- Kreu i PBDNj, Vangjel Dule ritheksoi edhe njëherë se partia që ai drejton do të vazhdojë koalicionin me Partinë Socialiste edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Gjatë një vizite në Korcë, ku kryeson edhe listën e kandidatëve të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Dule nënvizoi se e majta është një forcë politike serioze dhe PBDNJ do të shërbejë si urë bashkëpunimi me të majtën në vend.
“Dua të theksoi se jemi në një koalicion para dhe pas zgjedhor. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ëshjtë në koalicionin “Bashkimi për Ndryshim” me qëllimin që ky koalicion të shkojë drejt fitores së pa diskutueshme dhe të sjellë atë ndryshim cilësor në jetën politike të vendit, të sjell atë thellësi dhe gjërësi në reformat që duhet të ndërrmarrë vendi” theksoi Dule.
Përsa i përket çështjes së shumëpërfolur Bollano, Dule ka vlerësur këtë figurë si të rëndësishme ndërsa ka theksuar se është vepruar në mënyrë të padrejtë nga drejtësisë shqiptare në gjykim.
Dule zyrtarizoi bashkimin me koalicionin e majtë “ Bashkimi për Ndryshim” një ditë pas zyrtarizimit të tij. Kreu I PBDNJ theksoi se vendimi për tu larguar nga koalicioni i djathtë ka ardhur si rezultat i mosgjetjes së një terreni të përbashkët me maxhorancën aktuale.
Koalicioni i majtë “Bashkimi për ndryshim” i kryesuar nga Partia Socialiste ka në përbërjen e tij PSD, G99, PDS dhe PBDNJ. Pika kryesore e deklaratës së përbashkët të koalicionit është nevoja që ka shteti për të ndryshuar. (e.n/BalkanWeb)