E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Parlamenti eshte kthyer ne mjet te qeverise

Kemi dështuar në objektivin strategjikë të kësaj lëvizje, shtetin e se drejtës, respektin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pjestarëve të monoriteteve. Për këte arsye, vendi kërkon punë,vizion, demokraci. Kjo ishte kërkesa e Kreut  te PBDNJ Vangjel Dule i cili ishte i pranishem në konferencën e IX te PBDNJ-se per Tiranen, ndërsa bëri publik faktin se qeveria aktuale është përgjegjëse për dështimin e kësaj qeverisje.
 

“Jo demagogji, ne duam sundim të ligjit, respektin e së drejtës dhe e para vjen vota. Kur kjo votë shpërdorohet, nuk respektohen të gjitha derivatet, do të luhet dhe me keq”.
 

Përpara të pranishmëve, Dule duke akuzur qeverinë theksoi se parlamenti është kthyer në mjet të qeverisë.
“Raporti i BE-së thote se nuk kemi nje organ legjislativ te paravarur. Parlamenti është kthyer në mjet të qeverisë”
 

Për këtë ka një rrugëzgjidhje, duhet të gjenden sipas tij, përfaqësues që të përfaqësojnë individët në zgjedhjet e ardhshme për Këshillat Bashkiak, krahas degës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›