Solis :Në parti kerkohet nje fryme e re

“Kjo parti ka pasur një program interesant.Ne jemi të angazhuar për një problem të madh, dhe kjo është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut”. Me anë të këtij mesazhi, Sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis në konferencën e IX te PBDNJ-se per Tiranen, kërkoi një bashkëpunim për një mirëfunksionim të kësaj partie.
“Zeri i kësaj partie ka filluar duke u zbehur duke filluar nga kryesia. Këto probleme duhet të zbulohen, propozohen strategjitë dhe alternativat më të mirë të mundshme. Duke pasur një politikë të shterpë dhe nëqoftëse mblesh njerëz të përkushtuar, do ti humbasë ato njerëz rrugës. Një parti duhet të jetë e perkushtuar që nëpërmjet një grupi të përfaqësoj interesat e një grupi, ndonëse dhe sasia ndikon shumë” vijoi më tej Solis.
Leonard Solis kërkoi një frymë të re në parti. Sipas tij, futja e njerëzve të rinj me kontribute, kjo parti do të ketë një permirësim.
“Kjo parti di të qeverisë, megjithëse dhamë një shembull të keq në bashkëqeverisjen e nje ministrie dhe kaluam vetën në mbrojtjen e minoriteteve.Ne u fokusum në mbrojtjen e minoriteteve, e më teper tek ai grek” perfundoi Solis.