Dule: Presidenti duhet nga politika. Nano, kandidati konsensual

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule
TIRANE- Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka deklaruar se vendit i duhet nje president qe te vije nga politika, nderkohe qe e ka quajtur jo serioze mungesen e kandidaturave per raundin e pare qe do te jete neser.
Deklarata eshte bere ne mbyllje te takimit mes tij dhe kryeministrit, Sali Berisha, ne vijim te takimeve negociuese per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit.
“Një president jo nga radhët e politikës zhvlerëson rolin e politikës dhe politikanit në opinion pubik dhe shoqëri. Mendimi ynë është se ekzistojnë të gjitha kushtet për të gjetur president konsensual që të kalojë dhe kërkesën për 84 vota. Nuk do të jetë pozitive që nesër të shkojmë pa kandidatura, një proces serioz”- tha ai.
Pyetur per nje diskutim te mundshem per emrat e kandidateve, Dule theksoi se “Emra konsensualë ka në radhët e politikanëve të të gjitha forcave, aktivë apo të tërhequr. Për kandidaturën e Nanos ne po konstatojmë se bëhet edhe më e pranueshme për palet dhe ka gjasa që do të arrijë konsensusin”- tha ai.
Takimi
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ne vijim te takimeve negociuese per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit ka zhvilluar takimin me kryetarin e PBDNJ-se, Vangjel Dule.
Në fakt takimi ishte parashikuar te zhvillohej qe dje, por per shkak te mungeses se Dules, pasi ai ka qene ne Greqi, takimi u shty. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar më parë edhe me të vetëofruarin kandidat për president, Fatos Nano, duke i dhënë mbështetje këtij të fundit.
Një ditë më parë negociatorët e maxhorancës, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho u takuan me të deleguarit e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.
Takimi mori një rrjedhë tjetër pasi PS paraqiti një platformë katërpikëshe për një tryezë me partitë parlamentare. Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk ka hyrë në fazën e emrave konkret.