Presidenti, Berisha: Emrat, pas konsultimit me kryesinë
TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit me kreun e BPDNJ-së se emrat e kandidatëve do të diskutohen sot ne mbledhjen e kryesisë së PD-së dhe do të jenë nga tre fusha, politika diplomacia dhe drejtësia, me donimance, politiken.
Ne jemi në kërkim të konsensusit, të them që deri nesër do arrihet konsensusi është e vështirë ta parashikojë, por mundet. Por nëse në kërkim të konsensusit me opozitën do të shtyhet votimi kjo nuk përbën ndonjë problem- ka thënë Berisha.
Sipas tij, angazhimi i PD dhe LSI për ta zgjedhur me mirëkuptim mes tyre presidentin, maxhoranca është e vendosur që këtë mirëkuptim ta shtrojë në të gjithë spektrin politik parlamentar dhe të arrijë me një kandidaturë që votohet gjerësisht.
Unë dua ta ftoj opozitën sepse gjykoj që është edhe interesi i saj më i mirë në investimin me mbështetje të një personaliteti që do të zgjidhet bashkërisht dhe në 5 vitet që vijnë do të mund t;i qëndrojë besnik kushtetutës edhe për detyrimin që ka nga votëbesimi që i bëhet nga i tërë spektri politik, që do të parakuptonte për të një detyrim madhor për qëndrime jopartiake por kushtetuese- tha ai.
Sa për një takim me Ramën, Berisha është shprehur se marrëvehsjet më të rëndësishme i kanë arritur pa u takuar.
Lidhur me takimin me Dulen, Berisha është shprehur:
Ne qëllimet tona i kemi shprehur dhe Dule i ka shprehur, ai theksoi dhe unë jam dakord që cështja e presidentit është cështja e politikës, nuk përjashtohen edhe dy fusha të tjera që jemi rënë dakord me LSI, drejtësia dhe diplomacia, por në tërësi mbizotëron mendimi se përparësi duhet të ketë fusha politike. Dule lobon fuqishëm për Nanon dhe unë nuk jam në dijeni të rezultateve të lotimit, por e kemi shprehur qëndrimin tonë- tha ai.
Berisha e ka vlerësuar jo të fisme mbledhjen e një tryeze partish për konsensusin për presidentin. Dy gjëra duhet të parandalonim, por jo domosdoshmërisht, një tryezë e të gjitha partive do tu garantoj që ajo përbën një moment shumë të pafisshëm, sepse merr dhe hiq emra të duket se bën një proces jo të fisëm, të gjejmë mënyrën mes komunikimeve me opozitën të sigurta dhe ta shndërrojmë këtë në një proces dinjitoz mirëkuptimi të mundshëm- tha ai.