E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarkë, dy të arrestuar për terrorizëm

Policia daneze / Foto arkiv

Shërbimi i sigurisë në Danimarkë bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër me origjinë nga Somalia të dyshuar për një komplot, sulm terrorist.

Këshilli i Sigurisë daneze dhe Shërbimit Informativ, thanë se personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Siç raportohet, njëri prej tyre u arrestua të hënën vonë në qytetin perëndimor të Arhus dhe tjetri pasi ka arritur me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Kopenhagës.

Shërbimi Informativ Danez tha se arrestimet kanë penguar një akt konkret terrorist, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi tjetër. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›