E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Presidenti të mbledhë tryezën e partive

Deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkon nga Presidenti Bamir Topi të mbledhë tryezën e partive, ndërsa nga Kryetarja e Kuvendit të mbledhë tryezën emergjente të kryetarëve. Në diskutimin e tij në Parlament, kreu i PBDNJ-së sqaroi se Kuvendi i ka të gjitha kapacitetet për të bërë Kod Zgjedhor dhe zgjedhje të pabarabarta.

Sipas tij, konsensuset mes PD-së dhe PS-së nuk kanë ndodhur në momente fatesh të mëdha, por para zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se, në asnjë vend, nuk vendosin dy garuesit, njëri prej tyre është gjykatësi. Edhe PBDNJ-ja është pozicionuar kundër Kodit të ri Elektoral, duke kërkuar shtyrjen e tij.

Nga ana tjetër, deputeti dhe avokati Spartak Ngjela ka kërkuar më shumë kohë për t‘u njohur me kodin e ri, pasi, sipas tij, koha që deputetët të njihen me këtë kod ka qenë e pamjaftueshme. "Jam njohur në orën 10.00 të së martës paradite me draftin e ri dhe dua të them shumë gjëra për këtë draft dhe do t‘i them, por kërkoj kohë që të njihem", theksoi Ngjela.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›