E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Procesi i dështuar. Të kandidohet Nano

Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka kërkuar që kandidati për president të vendit të jetë Fatos Nano. Në një prononcim për mediat pas tërheqjes së kandidatit të mazhorancës Artan Hoxha, Dule e ka cilësuar procesin e përzgjedhjes së presidentit si fals.
 

“Procesi i zgjedhjes së presidentit po kthehet një process fals dhe trefon dështimin e klasës politike. Deputetët duhet ti pëgjigjen sfidave në kuader të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mazhoranca e dëshmoi se nuk mund të zgjedhë presidentin e Republikës me shumicë të thjeshtë. I drejtohem liderit të opozitës z. Edi Rama se në moment të tilla opozita nuk mund ti shmaget rolit të saj. Është edhe kërkesë e shoqërisë, të ofrojë alternaivën e vet. Tani është momenti të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë atë që ka mbetur. Të propozohet Nano i cili do të ishte zgjidhja optimale” shtoi Dule.

Sipas Dules, opozita duhet të kapërcejë të gjtiha fobitë për Nanon dhe duhet ta kandidojë atë për postin e kreut të ri të shtetit. “Kandidatura e Nanos ka shumë shanse të sigurta. Është momenti që të kapërcehen të gjitha fobitë për Nanon” shtoi ai.

Ndërkohë një process të dështuar e ka cilësuar edhe nismëtari I FRD-së Gazment Oketa. Në një prononcim për mediat, Oketa theksoi se klasa politike nuk tregoi seriozitetin e duhur për këtë process. “Është një proces i cili u ka lënë shqiptarëve një shije të hidhur. Klasa politike nuk tregoi seriozitet e duhur për zgjedhjen e një personi i cili do të drejtonte shtetin shqiptar” theksoi Oketa.

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›