Presidenti, tërhiqet Hoxha, kandidati zyrtar Bujar Nishani

Bujar Nishani është kandidati zyrtar i mazhorancës për president të ri të vendit. Kjo kandidaturë vjen pas tërheqjes së kandidatit Artan Hoxha. Në një prononcim për mediat, Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi konfirmoi tërheqjen e Artan Hoxhës dhe kandidimin e ministrit të brendshëm Bujar Nishani.
“Konfirmoj që kandidati i propozuar mbrëmë nga mazhoranca është tërhequr nga kandidimi por mazhoranca është e vend që ta bëjë vendin me president dhe kandiatura tjetër do të jetë Bujar Nishani, që është edhe një nga emrat e propozuar në tryezën e djeshme” theksoi Patozi
Gjithashtu Patozi njoftoi se për arsyr teknike séance plenare do të shtyhet deri në orën 17:00 të pasdites së sotme.
vijon..