Dule: “Qeveri teknike dhe më pas zgjedhje të reja”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Zgjedhjet
Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, propozoi qeveri teknike dhe më pas zgjedhje të reja. Dule ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie teknike dhe i bën thirrje qeverisë të përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Propozimi i kryetarit të PBDNJ-së, vjen gati 3 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në Shqiëpëri. Kryetari i PBDNJ-së, deklaroi në një konferencë për shtyp nga selia e tij se ai dhe partia e tij konteston procesin zgjedhor duke u shprehur se procesi i numërimit të votave tjetërsoi vullnetin e zgjedhësve. Sipas Dules: ”zgjedhjet e 28 qershorit 2009, deligjitimohen përditë e më tepër në sy të qytetarëve e të shoqërisë, për të qenë zgjedhje të ndershme, të barabarta e politike.... Procesi i numërit nuk mund të përshkruhet një hap para por një hap prapa.. .por qe tërësisht e dështuar duke tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve”, nënvizoi kreu i partisë së minoriteteve. Nga rezultatet paraprake të KQZ-së koalicioni Aleanca e Ndryshimit e kryesuar nga PD-ja ka 70 mandate, kundrejt Bashkimit për Ndryshim 66 mandate e kryesuar nga PS-ja, pjesë e të cilës është dhe PBDNJ, ndërsa Aleanca Socialiste për Integrim e LSI-së ka 4 mandate. PD dhe LSI kanë deklaruar se pranojnë të krijojnë koalicionin për të formuar qeverinë e re. Në këtë situatë politike kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule vlerëson se koalicioni Berisha- Meta, është një produkt i tjetërsuar i këtij procesi zgjedhor i cili nuk mund të çojë Shqipërinë drejt integrimit të BE-së, dhe propozon krijimin e një qeverie teknike, një ndër objektivat e së cilës do të jetë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij: “PBDNJ vlerëson se në produktin e tjetërsuar të këtij procesi zgjedhor nuk mund të investohet asnjë projekt qeverisës afat gjatë, aq më tepër integrues ....Në këto kushte këtyre sfidave vendi ynë nuk i përgjigjet me sukses vetëm me një qeveri teknike me axhenda të mirëpërcaktuar në obligime dhe në kohë e cila krahas të tjerash do të garantojë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, të cilat do të duhen edhe në vendin tonë të zhvillohen konform standardeve”, deklaroi Dule para mediave. Kreu i PBDNJ-së shkon më tej duke propozuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Ka kohë politke, ajo çfarë ka munguar është vullneti politik. Nëse ekziston vullneti politik mbi interesat partiakë. Nëse ekziston vullneti politik mbi interesat partiake këto ndryshime janë të realizueshme”, ka thënë kryetari i PBDNJ-së, Dule. Duke iu përgjigjur interesimit të medias se nëse PBDNJ do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës apo jo, Dule u përgjigj duke thënë se: “ju po më flisni për pazare anadollake. Nuk janë në karakterin tonë. Nuk i jemi shtruar dhe nuk do ti hyjmë tundimit të këtij lloj pazari”, tha ai. Kreu i partisë së minoriteteve Dule tha se PBDNJ po shqyrton qëndrimin e PS-së për të mos njohur procesin zgjedhor, por sqaroi se çfarëdoqoftë qëndrimi nuk do të legjitimonte një qeveri që vjen në pushtet me votë të tjetërsuar.
Takimi
Dule dhe Rama kokë më kokë për koordinimin e opozitës
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka pasë një takim kokë më kokë dje në selinë rozë me kruen e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi midis dy politikanëve është zhvilluar menjëherë pas një konference për median që Dule ka patur në selinë e partisë së tij dhe ka zgjatur rreth 40 minuta. Mësohet se Dule ka kërkuar tatim me Ramën për të koordinuar veprimet e tyre, duke qënë se janë në kolicion, për lëvizjet që opozita do të bëjë këtej e tutje dhe nëse Kolegji Zgjedhor nuk do të çojë për shqyrtim dhe rinumërimin tre qarqet e kërkuara nga PS-ja. Burime te brendshme bëjnë të ditur se Rama dhe Dule kanë biseduar gjithashtu edhe për hyrjen ose jo në parlament në shtator si dhe taktiken që do të zgjedhë opozita nëse hynë në parlament për të rëzyar qeverinë Berisha-Meta.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009