Koalicioni PD-LSI nis punën në Këshillin Bashkiak
Autori i Lajmit: Suela Topi
Debatet
Ka nisur me debate të forta mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak e thirrur nga kreu i këtij këshilli, Sokol Dervishaj. Debati në mbledhjen e djeshme e cila është e para pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ka qenë pikërisht për procesin zgjedhor. Akuzat e ndërsjella mes përfaqësuesve socialistë dhe atyre demokratë kanë qenë mjaft të forta. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, Besnik Baraj ka përsëritur se qeveria e re është mundësuar përmes “patericave” duke përmendur disa nga problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor të 28 qershorit. Ndërkohë që është kundërpërgjigjur përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë Këshill njëkohësisht zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni i cili ka akuzuar kryetarin e Bashkisë, Edi Rama se ka përdorur fondet e këtij institucioni në shërbim të selisë rozë ndërsa ka theksuar dhe bashkëpunimin PD-LSI. Këto deklarata të Ponit por dhe qëndrimet e kreut të Këshillit Bashkiak duket se janë nisja e bashkëpunimit të ngushtë PD-LSI jo vetëm në nivel qendror por edhe lokal.
Debatet
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, Besnik Baraj ka përsëritur se qeveria e re është mundësuar përmes “patericave” duke përmendur disa nga problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor të 28 qershorit. Problemet në pajisjen me kartat e identitetit, abuzimet me listat dhe përdorimi i administratës për efekt fushate kanë qenë disa nga çështjet kryesore të përmendura nga përfaqësuesi i PS-së. Ai shtoi se zëvendësministri i Brendshëm njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak është përgjegjës direkt për mos pajisjen e një pjese të madhe të shqiptarëve me karta identiteti. “Listat e zgjedhësve kishin shumë probleme. Rezultojnë se kanë votuar emigrantët të cilët nuk janë kthyer në Shqipëri. Por Tirana tregoi edhe njëherë se mbështet Partinë Socialiste sepse ajo mori 17 mijë vota më shumë se Partia Demokratike”, - tha ai. Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të PD-së në Këshill, Ferdinand Poni zgjedhjet kanë plotësuar standardet e kërkuara dhe se shqiptarët kanë mundur të votojnë të lirë. Ai shtoi se koalicioni PD-LSI është koalicion i Evropës. Poni ka akuzuar Ramën për përdorim të aseteve të bashkisë duke nënvizuar se kryesocialisti duhet të japë dorëheqjen nga bashkia e nga kryesimi i Partisë Socialiste. Ndërkaq Poni ka pranuar se pakti mes PD-së e LSI-së në Këshillin Bashkiak është bërë për të ndalur Ramën. Kjo tendencë e demokratëve është vënë në dukje edhe nga përfaqësuesi socialist në Këshillin Bashkiak, Besnik Baraj. Në një prononcim për “Ballkan” ai ka pohuar se është vënë re hapur tendenca e demokratëve për të bllokuar çdo projekt që në hapat e para të tij. “Tendenca e Partisë Demokratike për të bllokuar qoftë edhe projekte jo aq të rëndësishme si projektvendimi “Për përdorimin e fondit rezervë për financimin e projektit “Energjia diellore – alternativë pro mjedisore dhe ekonomike”, ishte mjaft e qartë. U vu re dukshëm dhe prepotenca e përdorur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, zoti Dervishaj”, - tha ai. Pas këtyre debateve mbledhja ka vazhduar diskutimin me rendin e ditës ku ishin në shqyrtim 13 projektvendime mes të cilave dhe ai për rritjen e nivelit të pagave në Bashkinë e Tiranës dhe në njësitë bashkiake. Janë miratuar 12 nga 13 projektvendimet e diskutuara.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009