Dule Qeveria eshte vone per regjistrimin e popullsise
Rreth 3 muaj perpara nisjes zyrtare te regjistrimit te popullsise Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut i ben thirrje qeverise qe te nxitoje me procesin e regjistrimit. Vangjel Dule kreu i PBDNJ-se beri me dije dje se Shqiperia ndryshe nga vendet e tjera eshte e vonuar ne kete proces. Dalja e tij publike kishte nje arsye per te kerkuar qe pjese e ketij procesi dhe te ketyre strukturave qe do te merren me regjistrimin te perfshihen edhe perfaqesues nga minoriteti. Qeveria hodhi idene qe regjistrimi i popullsise do te kryhet me vetedeklarim te fese dhe te kombesise. Kjo nisme u kundershtua me shume nga eksperte por edhe politikane. Sipas tyre nese nje gje e tille do te ndodhte shifrat e minoritetit grek ne vendin tone do te rriteshin artificialisht. Sipas tij vetem nese zbatohet nje proces demokratik dhe i drejte ne te dhenat e popullsise nuk do te kete kontestim te procesit. Politikane te vjeter si Sabri Godo kane theksuar se regjistrimi i popullsise perpara liberalizimit te vizave do te rrise ne menyre artificiale minoritetin ne Shqiperi. Zyrtarisht projekti per regjistrimin e popullsise do te nise me 1 prill 2011 nje projekt qe do te startoje vetem nje muaj perpara zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011.