Vjen me pranga nga Belgjika Yzeiraj
Ekstradimi
Trafiku i prostitucionit
Interpoli ka arritur te sjelle me pranga pas tete vjetesh kerkim te denuarin ne mungese per trafik te femrave per prostitucion dhe rrembim personi. 39-vjecari Lefter Yzeiraj lindur ne Ballsh te Fierit u ekstradua dje nga Belgjika pasi eshte denuar ne vitin 2008 me 18 vite burg nga Gjykata e Kurbinit. Yzeiraj ne vitin 2002 ne bashkepunim me dy persona te tjere Edmond Malci dhe Ylli Lushaj kane rrembyer me qellim trafikimi per prostitucion vajzen M.R. e cila ishte e dashura e Edmond Malcit. Policia ka mundur te arrestoje Malcin dhe Lushajn pak dite pas ngjarjes ne vitin 2002 nderkohe qe Yzeiraj u largua dhe qendroi per disa kohe ne Belgjike. Arrestimi i tij u realizua nga policia vendase me 19 mars 2010 ne Bruksel.