E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në shesh, Berisha në Kroaci

Autori i Lajmit: Redaksia

Në ditën kur opozita pritet të protestojë fuqishëm, kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë prezent në Shqipëri, por në Zagreb të Kroacisë. Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Ministrave, kryeministri është nisur dje pasdite drejt Kroacisë për të marrë pjesë në takimin e 19-të vjetor të BERZH-it, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje, si pjesë e këtij evenimenti. Sipas burimeve, Berisha do të kthehet në Shqipëri pas 24 orësh, të premten në orët e vona të mbrëmjes. Zyra e shtypit e kryeministrit bën të ditur se në këtë takim pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse. Ndërkohë, sot në orën 18:00 opozita do të protestojë para kryeministrisë.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›