KSHH: “Kutitë mund të hapen, e parashikon Kodi Zgjedhor”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në debatin gati njëvjeçar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është përfshirë më së fundi dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, KSHH vlerëson se hetimi i zgjedhjeve mund të bëhet duke ngritur një komision hetimor. “Pa dashur të trajtojmë detajet e këtyre kundërshtimeve, KSHH mendon se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk pengojnë komisionin hetimor që të këqyrë dhe të shqyrtojë dokumentacionin zgjedhor përfshirë këtu edhe fletët e votimit”,- thuhet në njoftimin e KShH-së. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit do të cenoheshin, nëse në objektin e hetimit do të parashikohej shqyrtimi dhe vlerësimi i bazueshmërisë ligjore të vendimeve të KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit. Nga ana tjetër KSHH vlerëson dhe raportet e ndërkombëtarëve për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërsa në lidhje me dialogun politik kërkohet që të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Evropës. “KSHH vlerëson: Raportin e OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së për ngritjen e komisionit që do të hetonte zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Nismën e Presidentit të Republikës me synim arritjen e dialogut,- thuhet në njoftimin zyrtar të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010