E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: “Lironi bulevardin, cirkut i ka ikur koha”

Autori i Lajmit: Redaksia

“Prej 14 ditësh tashmë po ndjekim një shou të paprecedent në mes të Tiranës, ku protagonistë janë një çadër dhe disa njerëz që as vetë nuk e dinë se pse qëndrojnë aty dhe as se çfarë kërkojnë. Prej 14 ditësh ndotin bulevardin kryesor të Tiranës, në një përpjekje “donkishoteske” për të bindur shqiptarët se Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni, Hamit Beqja, Sul Bushati, Myslym Peza, madje edhe Ramiz Alia, gjënë më të shtrenjtë në këtë jetë na paskan votën e lirë, transparencën, demokracinë!”. Kështu u shpreh sot publikisht deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku. Sipas saj, ndoshta shqiptarët nuk do ti kishin përbuzur me shpërfilljen e tyre, nëse përpara se të merrnin këtë vendim nën këtë arsyetim qesharak, do të kishin dhënë të paktën një provë mirëbesimi duke treguar: ku i kanë varrosur ata shqiptarë që për 45 vjet i vranë se kërkuan liri, demokraci e votë të lirë. “Lironi bulevardin! Hiqeni çadrën, se cirkut që po shfaqni i ka ikur koha ditën kur shqiptarët ju shporrën nga jeta e tyre 20 vjet më parë, për të mos ju rikthyer më kurrë”,- u shpreh Bulku.

Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›