E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Shteti shqiptar të regjistrojë minoritetet

Shteti shqiptar duhet të regjistrojë minoritetet, për të pasur një pasqyrim të saktë të realitetit shqiptar. Kjo kërkesë është bërë nga kreu i PBDNJ-ë Vangjel Dule i cili i mbështetur edhe nga kreu i "Omonia-s" ka theksuar se ende nuk ka statistika të plota për numrin e minoritarëve në Shqipëri, duke kërkuar për minoritetet edhe të drejtën e arsimimit, gjuhës dhe respektimit të traditave.Në ditën e të drejtave të njeriut shoqatat e minoriteteve kanë deklaruar se Shqipëria ka ende shumë për të bërë sidomos kundrejt paragjykimeve ndaj minoriteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›