PS:Në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut deklaroi në një konferencë për shtyp se në Shqipëri, njerëzit nuk janë të barabartë para ligjit dhe se qeveria bëhet strehë për ministrat e pandehur që nuk paraqiten përpara drejtësisë. Shefi i selisë rozë theksoi se prej 17 vitesh qeveritë e këtij vendi nuk kanë bërë asgjë për të ndalur dhunën në vend. "E drejta e punës së ndershme në vend shkelet përdite dhe kjo i detyron të rinjtë të ikin nga Shqipëria", u shpreh Rama. Sipas tij, e drejta e zgjedhjes së lirë dhe të ndershme është ende larg standarteve, ndërsa Shqipëria nuk garanton drejtësi.