E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme mirëpret fillimin e EULEX-it në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme në deklaratë ër shtyp shkruan se mirëpret fillimin e funksionalizimit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, në gjithë territorin e Kosovës, më 9 dhjetor, si një proces i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e saj, por dhe të të gjithë rajonit.
Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet bindja se ky mision do të përmbushë me sukses të plotë përgjegjësitë e veta, në funksion të garantimit të shtetit ligjor dhe arritjes së standardeve evropiane, duke e shkurtuar rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe në NATO. Duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme për autoritetet zyrtare të Kosovës dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in, në përputhje me Kushtetutën e saj dhe Planin Ahtisari, vendimtare këto për suksesin e Misionit të BE-së, Ministria e Punëve të Jashtme është e bindur se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar me sukses të plotë edhe përgjegjësitë e reja që do të marrë me përmbylljen e Misionit të Kombeve të Bashkuara. Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet vendosmërinë e Misionit të BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, sigurimin e funksionimit të institucioneve legjitime të saj, në gjithë territorin, përfshirë veriun e Mitrovicës, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore, si kusht vendimtar për stabilitetin afatgjatë në Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›