Bollano zbardh kërkesën drejtuar qeverisë greke për MSA-në
Ndërsa Greqia ka mbetur hallka e fundit e proçesit të ratifikimit të MSA-së mes BE-së dhe Shqiperisë, kreu i Omonias Vasil Bollano ka zbardhur të vërtetën e kërkesës së kësaj shoqate drejtuar qeverisë greke. Bollano ka pranuar se kryesia e Omonias i ka kërkuar qeverisë greke më shumë vemendje për problemet që ka minoriteti grek në Shqipëri, por pa e lidhur këtë çështje me ratifikimin e MSA-së. Përkundër lajmeve të botuara në shtypin e përditshëm se Omonia i ka kërkuar Greqisë të mos ratifikojë MSA-në , sipas Bollanos kryesia e Omonias i ka kërkuar qeverisë greke të kundërtën ratifikimin e këtij dokumenti