E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule mbeshtet Bollanon Kandidati i duhur per Himaren

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule deklaroi dje mbeshtetjen e tij te plote ndaj kandidatures se Vasil Bollanos per kryetar te Bashkise se Himares ne zgjedhjet e 8 majit. Ne momentin qe po flasim diskutojme per vendimet dhe perzgjedhjet e PBDNJ-se kur te vije momenti per forcat e tjera do te shprehim edhe mendimet tona. PBDNJ eshte ne fazen dhe elaburimit te alternativave dhe perzgjedhjes se kandidaturave. Edhe pse u takon strukturave drejtuese ne bashkepunim me partneret strategjike mund tju them se kandidatura e zotit Bollano eshte nje kandidature e dhene per Bashkine e Himares - pohoi Dule ne nje deklarate per median. Ne fjalen e tij kreu i PBDNJ-se theksoi se politika duhet te jete afer qytetarit komunitetit dhe shqetesimeve te tyre dhe jo ta perqendroje vemendjen e saj larg realitetit. Duhet te menjanojme ato grupime qe deshirojne te largojne vemendjen nga ky realitet. Ne shtetin e se drejtes ka nje zinxhire institucional qe shprehen nepermjet vendimesh e relacionesh dhe nuk mund te behen pre e trillimeve qofte edhe mediatike - tha Dule. Ai shtoi gjithashtu se disa akuza te ngritura ndaj Bollanos jane ende ne proces gjykimi ne organet e drejtesise te cilat ende nuk kane dhene vendime te formes se prere ne lidhje me kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›