E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidaturat PS mbledh Kryesine 3 kushte per zgjedhjet

Partia Socialiste mblodhi dje paradite Kryesine e partise per te diskutuar ne lidhje me kriteret te cilat duhet te plotesojne kandidatet socialiste qe do te konkurrojne ne garen elektorale te 8 majit per kryetar komunash bashkish dhe anetare te keshillave vendore. Po ashtu pjese e diskutimeve ne kryesi ishin gjithashtu edhe kushtet qe PS-ja kerkon si garanci per nje proces zgjedhor te drejte dhe transparent. Ne kete mbledhje kryesie u hartua edhe nje liste kriteresh te vecanta te cilat behet me dije se do te merren ne shqyrtim diten e sotme ku PS-ja do te mbledhe edhe Asambleja e saj Kombetare. Nga burimet zyrtare mesohet se Kryesia e PS-se vendosi te kerkonte te kete akses mbi listat e zgjedhesve si dhe mbi kartat e identitetit qe do te perdoren nga qytetaret ne votimet e 8 majit. Vec ketyre dy kushteve Kryesia e PS vendosi te kerkoje riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne nje institucion apolitik dhe nen mbikeqyrjen e Presidentit te Republikes Bamir Topi. Mbledhja e sotme e Asamblese Kombetare te PS-se e cila do te mbahet rreth ores 11 pritet te kete ne qender te diskutimit te saj miratimin dhe udhezimet me kriteret per perzgjedhjen e kandidateve socialiste per komunat dhe bashkite ku deri me tani ky proces ndryshe nga PD-ja ka hasur ne shume debate per emrat kandidate dhe njekohesisht ne akuzat e brendshme per privilegje ne perzgjedhjen e tyre. Gjithashtu pritet qe ne Asamblene Kombetare te dites se sotme te diskutohet edhe propozimi i Kryesise me kushtet per garancite qe kerkohen per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011. Si nje nder problemet kryesore qe pritet te diskutohet ne kete mbledhje eshte edhe problemi i koalicionit qe krijon debate te medha ne dege te caktuara te PS-se neper rrethe te cilat do te duhet te mbeshtesin nje kandidat qe nuk vjen nga radhet e tyre. Por ashtu sic eshte rene edhe parimisht dakord pritet qe partite e vogla aleate te PS-se te kene kandidatet e tyre vetem ne keshillat e qarkut apo edhe ne disa komuna te vecanta ku ato priren te kene rezultate pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›