Studimet në Londër, 8 dokumentet që duhen
Autori i Lajmit: red.
Tetë javë përpara se të nisë viti akademik, duhet të aplikojë në ambasadën angleze një kandidat, i cili dëshiron të studiojë në Londër. Ndryshe nga vendet e tjera, Anglia duket të ketë edhe numrin më të madh të dokumentacionit dhe procedurave që duhen ndjekur nga ana e të interesuarve. Si dokumenti më i rëndësishëm konsiderohet letra e pranimit nga një shkollë ose universitet me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar. Letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse. Detaje mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj). Datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të kursit apo studimit tuaj. Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara: Librezë personale ose të familjes së kursimeve ose deklarata bankare. Dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të paraqisni dokumentacion që vërteton biznesin e tij/saj.
Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtar, duhet të paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona. Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja. Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t u shkëputur nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar duhet të paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje për të ndjekur studimet. Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit. Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptare. Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e ambasadës. Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.
DOKUMENTACIONI
1-Dokumentet që do të paraqisni duhet të jenë origjinale ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga MB duhet të jenë origjinale.
2-Një formular të plotësuar (VAF 1).
3-Dy fotografi të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit.
4-Pasaportë të vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB, nëse do të studioni më shumë se 6 muaj.
5-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
6-Diplomën dhe dëftesën e notave të shkollës.
7-Vërtetim nga shkolla ku studioni, nëse jeni student/nxënës në vazhdimësi.
8-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008