Dunga: Holanda, ekip me kualitete
Brazili fitoi 3-0 ndaj Kilit dhe me 2 korrik do te perballet me ekipin e Holandes ne dhe cerekfinale te Kupes se Botes. Holanda, dy here finaliste e Kupes se Botes, ’74 dhe ’78, fitoi 2-1 ndaj Sllovakise dhe kaloi gjithashtu ne cerekfinale. “Tulipanet” nuk mundet prej 23 ndeshjeve dhe humbjen e fundit e kane pesuar ne nje miqesore me Australine. nuk mundet prej 23 ndeshjeve. - “Ne kemi thene se do te luajme futboll te hapur dhe te gjithe e kane pare. Lojtaret luajten shume mire dhe ne siguruam nje fitore te madhe, ndaj Kilit”, – theksoi ai. - “E dime se Holanda ka nje skuader shume te forte. Nuk eshte e lehte te fitohet ndaj nje ekipi me kualitete. Ata luajne futboll te ngjashem me ekipet amerikano-latine”. Brazili ka mundur dy here radhazi ekipin e Holandes ne ndeshjet e kaluara te Kupes se Botes, ndaj Dunga, thekson se historia i jep te drejte ekipit te tij. Luis Fabiano, i cili shenoi golin e trete ne finalet e Kupes se Botes, u shpreh i kenaqur me performancen e treguar nga ana e ekipit te Brazilit. “Krijuam raste te shumta dhe kaluam me tej, por na pret nje ndeshje vertet e veshtire. Para ndeshjes me Holanden, Brazili ka fituar me shume besim, fale triumfit qe arriti ndaj Kilit”. Fabiano, zhvilloi nje ndeshje te madhe, perballe Kilit.