E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njera finaliste e Boterorit, Brazili ose Holanda

Mesfushori i ekipit tone Kombetar, Klodian Duro, ashtu si te gjithe lojtaret e tjere kuqezi po i ndjek ndeshjet e boterorit “Afrika e Jugut 2010” me te njejtat emocione, si te gjithe shqiptaret. Pas ndeshjeve te deritanishme eshte larguar Italia, Franca dhe Anglia. Franca do te jete ne nje grup me ekipin tone, ne eliminatoret e “Euro 2012”. “Ka ndodhur edhe me pare qe skuadrat pretendente te zhgenjejne dhe ndoshta ishte radha e tyre. Por, Franca dhe Italia e kane nisur me probleme garen. Surprize ishte largimi i Anglise”, - tha Duro. “Mendoj se pavaresisht paraqitjes, Franca do te jete favorite ne grupin tone eliminator, per “Euro 2012”, madje edhe me e motivuar per te arritur suksesin”, - shtoi mesfushori kuqezi. Duro, mes cifteve cerek finaliste vecon dy ndeshje mjaft te rendesishme, Brazil-Holande dhe Argjentine - Gjermani. E dyta ngjason me nje finale, ndersa perballja mes Brazilit dhe Holandes nje ndeshje spektakolare. Priten dy ndeshje mjaft te forta dhe sigurisht do te shoqerohen me spektakel. - “Argjentina dhe Gjermania do te ishte me mire qe te perballeshin, te pakten ne gjysmefinale. Me ndeshjet e deritanishme ato kane treguar se jane nder ekipet me te forta. Argjentina eshte treguar me e qarte ne te gjitha ndeshjet, por fitorja e fundit e Gjermanise tregon se kjo skuader eshte gjithmone e forte, ne kompeticione te medha”. Skuadra e Brazilit e ka fituar pese here titullin Boteror, ndersa Holanda ka dhuruar spektakel ne 40 vitet e fundit. - “Brazili dihet, se ne cdo pjesemarrje mbetet nje prej ekipeve favorite, per te fituar ose per te shkuar ne finale. Loja e Brazilit, ne ndeshjen e fundit ndaj Kilit kishte nje rritje te dukshme, ne krahasim me ndeshjet e grupit, gje qe tregon se kjo skuader nuk i nenvlereson asnje here kompeticionet me rendesi te madhe”. Sipas tij, prova e vertete e Brazilit do te jete ndeshja me Holanden. - “Ne futboll nuk i dihet, por mendoj se njera prej tyre, do te jete finaliste”, - perfundoi Duro.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›