E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka: Ndaj Holandes, nje ndeshje qe ia vlen ta shohesh

Ylli i Brazilit, Kaka beson se ndeshja cerekfinale e Kupes se Botes, ndaj ekipit te Holandes eshte nje nga ato takime qe cdokush deshiron te shohe patjeter. Dy ekipet perbehen nga lojtare te klasit boteror, keshtu qe edhe spektakli eshte i garantuar. Holanda kaloi Sllovakine, pas fitores 2-1, si dhe Brazili triumfoi 3-0 ndaj Kilit. Juan, Luis Fabiano dhe Robinjo shenuan golat e fitores per “Samba”. - “Ne luajtem nje ndeshje te mire ne nje nivel mjaft te pelqyeshem. Kishim shume raste dhe prirja per te realizuar sa me shume gola ishte e dukshme”, theksoi Kaka. Braziliani i Realit te Madridit tha se ndeshja e ardhshme me ekipin holandez, pervecse do te jete e veshtire, pritet te dhuroje emocione te shumta per tifozet. - “Ata kane nje skuader te pasur me elemente teknike, si nga ana individuale edhe nga ana kolektive. Ata luajne dhe e lejojne ekipin kundershtar qe te paraqitet sa me mire ne fushen e lojes. Mendoj se do te jete nje ndeshje qe te gjithe do te donin ta shihnin patjeter, por edhe te gjithe lojtaret do te donin te ishin ne fushe”. - perfundoi Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›