Skela: Koblenzi ishte me serioz
Cfare thote Ervin Skela, pas akuzave qe jane ngritur ndaj tij? 32-vjecari eshte pjese e kombetare sone, ne pritje te ndeshjes me Suedine. "Une do te isha shume i lumtur, nese do te bashkohesha dhe te luaja me ekipin e 1860, - theksoi Skela - por tek Mynih 1860 une nuk e kisha ndjere asnjehere se ata me donin seriozisht. Koblenci me rezulton se ka bere me shume perpjekje se Mynih 1860 dhe duhet te zgjidhja alternativen me te mire. Edhe me trajnerin Rapolder gjithashtu kam marredhenie shume te mira. Kam punuar me te me pare dhe kemi pasur shume sukses", shpjegoi Ervin Skela, pas zgjedhjes se ekipit te ri. Ervin Skela pas nje periudhe te gjate jashte fushes se blerte do te luaje ne bundesligen e dyte gjermane, ne te njejtin kampionat ku aktivizohen edhe disa lojtare te tjere kuqezi. Me Arminian e Bielfieldit aktivizohet sulmuesi Besart Berisha dhe pjese e Augsburgut eshte sulmuesi tjeter kuqezi, Edmond Kapllani. Nje edicion me pare Kapllani dhe Skela ishin pjese e Bundesliges se pare, por interesat eshte fakti qe ekipet e tyre rane ne nje kategori me poshte dhe dy lojtaret kuqezi nderruan ekipet, ne te njejten kategori.
Debutimi
Ervin Skela do te debutoje te shtunen me fanellen e Tuz Koblencit. Pas ndeshjes se sotme me Suedine mesfushori do te niset drejt Gjermanise, ku do te zyrtarizohet nga klubi i bundesliges se dyte, si blerja me e re e edicionit aktual.
Debutimi
Ervin Skela do te debutoje te shtunen me fanellen e Tuz Koblencit. Pas ndeshjes se sotme me Suedine mesfushori do te niset drejt Gjermanise, ku do te zyrtarizohet nga klubi i bundesliges se dyte, si blerja me e re e edicionit aktual.