E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri bavarez thekson se ndihet i "tradhtuar" prej Skeles

Skela kalon te Koblenc me polemika, akuza nga klubi Mynih 1860

Ervin Skela zgjodhi me ne fund nje klub te bundesliges se dyte gjermane, Tuz Koblenzin, i cili kishte rreth tre muaj qe kerkonte sherbimet e fantazistit te kuqezinjve, por pas vendimit te vlonjatit jane ngritur akuza te renda per "tradhti", nga nje klub tjeter gjerman, Mynih 1860. Skela kishte kohe ne fakt, qe ishte futur ne bisedime me Mynih 1860 dhe ne fund nuk e pranoi oferten e ketij klubi, per te zgjedhur nje dite me pare ekipin e Tuz Koblenz. "Skela perdori klubin "TSV 1860", vetem per te rritur cmimin , qe te kalonte me vone tek Tus Koblenz". Kjo ka qene deklarata e trajnerit te Mynih 1860, Evalrd Lienen, qe thote me tej se ndihet i tradhtuar prej mesfushorit te kombetares sone. "Ndihem pak i tradhtuar. Skela e dinte shume mire se ne po interesoheshim per te blere kartonin e tij dhe kishte nje oferte konkrete, te cilen nuk e pati refuzuar fillimisht. Koblenci mund te kete ndryshuar oferten, ne tre muajt e fundit cdo dite", - theksoi trajneri qe ka mbetur i zhgenjyer nga sjellja e Skeles. Ai tregon se gjate pasditen se diel ka ardhur nje sms nga menaxheri i Skeles, ku thuhej se nese nuk do te vendoste per tre ore kushtet financiare qe kishin propozuar, atehere lojtari kuqezi do te zgjidhte perfundimisht Tuz Koblenzin. Kjo sjellje nuk eshte pritur mire nga trajneri qe e ndoqi Skelen ne ndeshjen miqesore, qe zhvilloi ekipi yne kombetar ndaj Grojther Fyrthit, pak dite me pare. Ne radhet e ekipit te ri te Skeles, aktivizohet edhe Renaldo Rama. Tuz Koblenz ndodhet ne zonen e ftohte duke lene pas dy ekipe te tjera dhe shihet si nje rivale e skuadres tjeter Mynih 1860, per te diskutuar renien per momentin, pasi skuadra bavareze eshte ne kufirin qe ndajne ekipet e renies ne bundesligen e trete gjermane. Ervin Skela nje edicion me pare ishte pjese e Enerxhi Kutbusit, qe ra ne kategorine e dyte dhe pas ketij momenti ai ishte ne merkato, ku qendroi i lire per rreth tre muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›