E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga kërkon 750 mijë funte nga QPR

Ish-trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, ka angazhuar avokatë në Britani me synimin për të marrë një shumë parash prej 750 mijë paund që ai thotë se QPR i detyrohet.

Historia e Dungës flet për këtë sasi parash që ai ia dha hua klubit londinez 5 vjet më parë, më 2006, por që nuk i është kthyer ende.

Ish-kapiteni i Brazilit, kampion i botës më 1994 dhe nënkampion më 1998, ka marrë avokatin Kolijer Bristou (Collyer Bristoë) për të ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Lartë nëse do të jetë e nevojshme dhe shpreson që pronarët e sotëm të QPR-së, Berni Ecleston, Flavio Briatore dhe të tjerë, t`ia japin këto para.

Më 2006, QPR ishte në duar të pronarëve të tjerë. “Jam krejtësisht i sigurt se sistemi i drejtësisë angleze do të më ndihmojë që të marr paratë që më takojnë”, - thotë Dunga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›