E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesc i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Cesc Fabregas po rikthehet në shtëpi. Pas negociatave të stërzgjatura, Fabregas arriti të bind drejtuesit e Arsenalit për ta lënë të lirë të nënshkruaj me Barcelonën. Në fotot e para të publikuara, duket njeriu më i lumtur. Kjo është agjenda e ditës së arritjes së Fabregasit në Barcelonë:

Ora 8:00 - Cesc Fabregas ka arritur në një spital në Barcelonë. Pas kontrolleve, ai pritet të vazhdoj kontrollet edhe në qendrën mjekësore të Barcelonës, para se të nënshkruaj.

Në 12.30 - pritet nënshkrimi i kontratës me Presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, dhe fotot nga takimi.

Në 13.30 - pritet të shkel në Nou Camp ku do të hapen dyert për të dhe gjithë fansat që do të mund ti kenë fanellat me numrin 4 të idhullit të tyre.

Në 14:00 - ai do të mbajë një konferencë për mediat,ndërsa në ora 19:00 në mbrëmje do të ketë edhe stërvitjen e parë nën urdhërat e Pep Guardiolës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›