Dunga optimist për Brazilin: Jemi në rrugë të mbarë
Duke iu referuar fitoreve ndaj Zimbabves dhe Tanzanisë, numri një i stolit të “Selesaos” nënvizoi: “Zhvilluam dy ndeshje shumë të mira përballë dy ekipeve që luajnë me ritëm të lartë. Përfundimisht mund të them se po ecim në rrugën e duhur. Tashmë duhet të shfrytëzojmë punën e bërë gjatë javës së fundit, për të qenë gati në ndeshjen e parë”.
Dunga e cilësoi pozitiv faktin që në përbërje të pesë herë kampionëve të botës, janë lojtarë me karakteristika të ndryshme, të cilët mund të përdoren në varësi të kundërshtarit. “Secili do të japë kontributin e vet në ekip, në mënyrë që ndeshjet të shkojnë ashtu siç duam ne”, shtoi kampioni i botës me Brazilin në vitin 1994.