Ngjarja e Qafë Gjashtës, dëshmitari rrëfen ndodhinë
Dëshmitari tha se gjatë kohës së ngjarjes ndodhej në shtëpi kur kishte shpërthyer një bombë që i kishte shkaktuar gjendjen e të fikëtit një anëtari të familjes së tij dhe më pas të shtëna armësh.
“Dola nga shtëpia dhe duke shkuar për në lokalin e vogël që kisha rreth 200 metra larg, dëgjova njërin që thoshte "mos e vrit", tha më tej dëshmitari duke treguar se kishte parë edhe një grup personash por, pa njohur ndonjë prej tyre. Dëshmitari rrëfeu para trupit gjykues se kishte mësuar nga një fqinj i tij që në atë ngjarje ishte vrarë dhe më pas djegur punonjësi i Policisë së Shtetit, Gjergj Mehmeti, si dhe ishte plagosur një tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 4 mars te vitit 1997 në Qafë Gjashtë të Sarandës, kur një grup personash të armatosur sulmuan disa efektivë të policisë, duke vrarë e më pas djegur punonjësin Gjergj Mehmeti si dhe plagosur disa të tjerë.
Dhjetë persona janë të pa ndehur në këtë proces, ku ndaj tyre rëndon akuza e "Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese" ndaj punonjësit të policisë, "Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese" e mbetur ne tentative, si dhe "Armëmbajtje pa leje".