Duo shqiptaro-hungareze në Akademinë e Arteve
Në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë, në datën 2 prill, një duo shqiptaro-hungareze do të japë një koncert për piano dhe flaut. Në piano luan pianistja shqiptare, Almira Emiri, kurse në flaut do të luajë flautistja hungareze, Lilla Szucs. Ky koncert jepet në kuadrin e edicionit të 9-të të sezonit koncertor
ndërkombëtar të muzikës "Klasik". Sezonet koncertore ndërkombëtare të muzikës organizohen nga shoqata kulturore "Syri Blu" dhe shoqata "Miqtë e Muzikës". Kalendari pesëmujor (janar-maj 2009) i këtij aktiviteti përmban shfaqje të ndryshme të muzikantëve nga shumë vende të botës si: Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli. Qëllimi i koncerteve dhe ngjarjeve të mbajtura në kuadrin e sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës "Klasik" është të promovojë vlerat muzikore interpretuese evropiane dhe kombëtare, për të krijuar një platformë integruese dhe për të pasuruar jetën artistike dhe kulturore shqiptare.