Aventura e re e Panterës Rozë
Në Torino ka ndodhur një vjedhje, në Japoni zhduket shpata perandorake, në Angli një tjetër objekt me vlerë historike humbet. Një krizë e mirëfilltë botërore për shkak të një hajduti të quajtur Tornado që këtu interpretohet nga Johnny Halliday. Organizohet kështu një ekip detektivësh të mbiquajtur "Dream Team", ku bëjnë pjesë hetuesit më të njohur nga Parisi deri në Romë. Është një anglez (interpretuar nga Alfred Molina), një japonez i ri, një italian ( interpretuar nga Andy Garcia), një indiane e bukur (me fytyrën e yllit të Bollivudit, Aishwarya Rai) e një francez me emrin Kluzo. Rikthehet kështu inspektori më budalla dhe qesharak i botës, sërish me flokët e bardha e mustaqet e zeza të Steve Martin, që me këtë rol shënon një zhvillim të ri në sagën komike të Blake Eduwrds që në vitin 1963. "Pink Panther 2" ripërdor formulën fitimtare të vitit 2006: vetëm se tingëllon pak më aksion dhe më frenetik. Por akoma më shumë komik se filmi i mëparshëm.
Rikthehet saga komike
Tre vjet pas episodit të parë "The Pink Panther", inspektori Zhak Kluzo (Jacques Clouseau) kthehet me aventurat e tij. Detektivi i ngathët i policisë franceze duhet të rigjejë thesaret legjendare që janë vjedhur, mes të cilëve edhe diamantin e kuq. Për ta ndihmuar në detyrën e re do t‘i duhet një ekip me detektivë nga e gjithë bota, përpos "artit" të tij të veçantë për të zgjidhur çështjet. Në këtë vijim të prodhimit të vitit 2006, regjisorin Shaun Levi (Shawn Levy) e zëvendëson Harald Zuart (Harald Zwart) ndërsa protagonisti mbetet po ai: Stiv Martin.
Personazhi i Blejk Eduards të cilin Stiv Martin e përkufizon "një Hamlet të komedisë "është i interpretueshëm nga shumë aktorë gjatë këtyre viteve, por në fakt vetëm tani po gjen dimensionin e vet në ekranin e madh. Dhe ndonëse gjithçka duket e superkonsumuar për vetë faktin se aventurat e inspektorit francez kanë nisur udhëtimin e tyre që në vitin 1963, mjafton vetëm sigla e njohur e hapjes, një përzierje magjike mes motivit të Henry Mancini dhe kartonit të animuar për të sjellë në humor të mirë publikun. Të shkakton të qeshura që nga fillimi e deri në fund duke lënë pas sprova të shumta në vite, përfshirë edhe provën e parë të Stiv Martin në vitin 2006.
Regjisori di të shfrytëzojë dinamikën e kinemasë pa zë duke i bërë një rilexim personazhit pa harruar origjinën e tij, por duke i hequr edhe atë lëkurë "vjetërsie" që ndoshta rrezikonte ta mbyste. Aventurat pasojnë njëra-tjetrën me ritëm të plotë ekuilibri i komedisë arrin të ruhet mjaft mirë sipas kritikës. Personazhi disi karikaturial dhe ekcentrik është interpretuar me mjeshtëri nga Steve Martin i cili me fizikun e tij mjaft shprehës duket se po i reziston kohës duke rigjetur entuziazmin e duhur për të mbajtur pas vetes publikun që gjithnjë e më shumë po kalon përmasat e fansave të tij dhe po bëhet heterogjen. Me pak fjalë "The Pink Panther 2" është një nga ata filma që mund të shihet nga të gjithë dhe që të bën të dalësh nga kinemaja me një buzëqeshje që do të kujtohet gjatë.
Kluzo, nga Peter Sellers te Steve Martin
Na ishte njëherë një burrë me emrin Piter Sellërs (Peter Sellers) që ua mblidhte të gjithë operatorëve duke shtuar numrin e dublave vetëm nga të qeshurat pafund që ishte në gjendje të shkaktonte gjatë sheshxhirimeve. Tani është dy herë një burrë me emrin Stiv Martin, autor dhe producent i vetvetes, i vlerësuar si komiku më filozofik i kinemasë, me sukses të gjerë dhe mjeshtëri të konsoliduar. Megjithëse shumë të largët për nga shkolla dhe frymëzimi që i drejton, i pari fisnik nga brenda dhe i dyti me një popullaritet të menjëhershëm, ndajnë së bashku të njëjtin personazh; inspektorin Zhak Kluzo. Sellërs e ka ndërtuar plot pesë herë duke e shndërruar policin francez në një karakter të çmuar, thuajse një mit, ndërsa Martin e vesh kostumin e inspektorit për të dytën herë. Por pavarësisht se është në minorancë me kolegun e tij anglez, komiku amerikan e merr qetësisht këtë rol, pasi ka kaluar me guxim provën e parë në vitin 2006. Megjithëkëtë duket se në historinë e kinemasë, inspektori francez do të mbetet me dy fytyra, një angleze dhe një amerikane. Preferencat nga njëra te tjetra nuk janë përjashtuese, përkundrazi plotësojnë imazhin e personazhit në kohë.
Një histori "Pink Panther"
"Pink Panther" ka krijuar tashmë një histori të tijën, brenda historisë së kinematografisë amerikane. Kështu bashkë me prodhimin e këtij viti bëhen plot njëmbëdhjetë filma Pink Panther: "The Pink Panther", "A Shot in the Dark", "Inspector Clouseau", "The Return of the Pink Panther", "The Pink Panther Strikes Again", "The Revenge of the Pink Panther", "The Trail of the Pink Panther", "The Curse of the Pink Panther", "The Son of the Pink Panther", "The Pink Panther" (2006) dhe "The Pink Panther 2". Titulli "The Pink Panther" është emri i diamantit të vjedhur në "The Pink Panther" (1963), "The Return of the Pink Panther", "The Trail of the Pink Panther" & "The Pink Panther" (2006). Diamanti është bërë një sinonim i këtyre filmave ndërsa për një pjesë tjetër ai nuk ka lidhje, ndonëse është në titujt e tyre. Fama e "Pink Panther" është shtrirë edhe në filmat e animuar duke krijuar një serial më vete për fëmijë.
Performanca arkëtuese e Panterës
Filmat që përbëjnë sagën e Panterës kanë krijuar tashmë edhe renditjen sipas të ardhurave të siguruara, apo thënë ndryshe sipas barometrit të publikut. Kështu seria më pak e pëlqyer nga të gjitha ka qenë "Son of the Pink Panther" me vetëm 2 milionë të ardhura. Në krahun tjetër janë filmat "The revenge of the Pink Panther" me mbi 49 milionë dollarë, "The Return of the Pink Panther" me mbi 41 milionë dollarë dhe "The Pink Panther Strikes Again" me mbi 33 milionë dollarë. Por në majë të klasifikimit për nga biletat e shitura qëndron prodhimi i vitit 2006 "The Pink Panther" i cili kalon 82 milionë dollarë. Ndërkohë që deri tani filmi më i ri i sagës së Panterës, ai që po shfaqet në kinema "Millenium", deri tani është 52 milionë dollarë, shumë e cila do të ndryshojë pasi aktualisht filmi është duke u parë në të gjithë botën.
Ja 11 filmat e sagës "Pink Panther"
"The Pink Panther" - 1963
"A Shot in the Dark" - 1964
"Inspector Clouseau" - 1968
"The Return of the Pink Panther" - 1975
"The Pink Panther Strikes Again" - 1976
"The Revenge of the Pink Panther" - 1978
"The Trail of The Pink Panther" - 1982
"The Curse of The Pink Panther" - 1983
"The Son of the Pink Panther" - 1993
"The Pink Panther" - 2006
"The Pink Panther 2" - 2009
Sinopsi
"The Pink Panther 2", është vijimi i suksesit botëror të vitit 2006. Ai rikthen ne ekran Steve Martin, i cili luan në rolin e policit të ngathët francez, Jacques Clouseau. Kur grabitën objekte shumë të rëndësishme nga e gjithë bota, përfshirë edhe Diamantin e Kuq, inspektori Dreyfus (John Cleese) është i detyruar që t‘ia dorëzojë Clouseau një skuadre ekspertësh dhe detektivësh ndërkombëtarë që duhet të zbulojnë kush është hajduti i sendeve të zhdukura. Në krah të Martin edhe këtë herë është Jean Reno (në rolin e Ponton ) dhe Emily Mortimer (si Nicole). Skuadra e famshme investiguese është e përbërë nga Andy Garcia, Alfred Molina, Yuki Matsuzaki e Aishwarya Rai.