E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, vidhet shtëpia e kryetarit të bashkisë

Vidhet në mes të ditës shtëpia e kryebashkiakut të Pukës. Policia lokale njoftoi se dhe rreth orës 10:00 të paradites është konstatuar vjedhja e banesës së kryebashkiakut Rustem Struga, që ndodhet vetëm 50 metra larg komisariatit të qytetit. Shtëpia është hapur me çelës nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë kthyer gjithçka përmbys dhe janë larguar prej andej me 30 mijë lekë të vjetra. Policia nuk ka ende të dyshuar për ngjarjen, por po vlerëson faktin që hajdutët kanë pasur çelësin, duke aluduar se mund të jenë të njohur të kryebashkiakut. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe shtëpia e drejtorit të policisë së Kukësit, Muharrem Furriku. Ky është rasti i dytë kur Struga bie pre e vjedhjeve. Në vitin 2008 ai iu vodh në Tiranë pistoleta që mbante me leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›