Duplantis, “njeriu fluturues”/ Atleti suedez thyhen për herë të 14 rekordin në kërcim me shkop

Mund ta ngrini steken sa të doni. Mjafton që Armand Duplantis të ketë shkopin në dorë dhe do ta kalojë gjithsesi.
Atleti suedez, kampion I padiskutushëm në kërcimin me shkop vendosi një tjetër limit, duke thyer për herë të 14 rekordin personal në këtë disiplinë.
Në garimin e tij në Tokio për Botërorin e Atletikës, Duplantis kaloi stekën e vendosur në 6 metra e 30 centimetra.
Suedezi e nisi garimin e tij me 5 metra e 55 centimetra në provën e parë.
Më pas, nën heshtjen e gjithë stadiumit që shoqëroi provën e fundit, 25 vjeçari vendosi limitin e radhës në kërcimin me shkop, duke kaluar 6 metra e 30 centimetra.
Për ta kuptuar mbretërimin e kampionit olimpik në këtë disiplinë, mjafton të shohësh që australiani Kurtis Marshall u rendit në vendin e dytë pasi kërceu 31 centimetra më pak.
Një rezultat që as ëndërrohej vite më parë, derisa në skenën e atletikës u ngjit Armand Duplantis.
Tashmë vetëm qielli është limiti i atletit suedez që do të provojë të fluturojë akoma më lart në turnetë e ardhshëm. / abcnews.al /