E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durmishi: Forcimi i marrëdhënie me Maqedoninë, prioritet


Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë do të jetë një ndër prioritetet e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skender Durmishi, i cili të premten i dorëzoi letrat kredenciale, Abdylkadër Memetit, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.

Durmishi deklaroi se thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë do të ndikoj jo vetëm në të mirën e dy vendeve dhe të qytetarëve të saj, por edhe në stabilitetin e rajonit.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës janë vendosur në tetor të vitit të kaluar ndërsa Maqedonia ka njohur Kosovën si shtet më 9 tetor të vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›