E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek miraton masat e qeverisë për reduktime në buxhet



Parlamenti i Greqisë i miratoi masat për reduktime të mëdha në buxhet të propozuara nga qeveria socialiste në kohën kur rrugët e Athinës u kapluan nga protestat.

Zëdhënësi i parlamentit, Filipos Pecalnikos, tha se ligji është miratuar në tërësi.

Ligji parashikon reduktim prej 4.8 miliardë euro për shërbimet publike, ku rrogat i kushtojnë shtetit 26 miliardë euro.

Sindikatat kërcënojnë se do bllokojnë ligjin me greva dhe ndërprerje të punës, kurse para ndërtesës së parlamentit policia u përplas me demonstruesit.

Ndërkohë kryeministri George Papandreou udhëtoi në Gjermani që të kërkojë mbështetje për krizën e rëndë financiare që ka kapluar vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›