Bullgari, policia sekuestron 73 kg heroinë
VJENë- Policia bullgare njoftoi sot se kishte sekuestruar 73 kilogramë heroinë në rajonin Stara Zagora dhe arrestoi pesë persona.
Një bullgar, 24 vjeç u arrestua sot në mëngjes në Shipka me 117 pako heroinë të fshehur në veturën e tij. Disa orë më vonë u arrestuan dy banorë të tjerë të rajonit, 45 dhe 27 vjeç, me 29 pako të tjera heroinë.
Dy personat e tjerë u arrestuan pasi dyshoheshin për lidhjet e tyre me rrjete trafikantësh.
(e.n/BalkanWeb)