Duro: Besa e vështirë, por do guxojmëPartizani gjatë nëntë javëve të para ka pësuar gjashtë humbje. Besa ndodhet në vendin e 5-të me 15 pikë, dhjetë më shumë se të kuqtë

Pas dështimit me Shkumbinin (0-2) në kryeqytet, trajneri i dytë sezonal i Partizanit, Shpëtim Duro, do të tentojë të marrë pikë në fushën e vështirë të Besës, në ndeshjen hapëse të javës së 10-të (ora 14:00).
Partizani gjatë nëntë javëve të para ka pësuar gjashtë humbje, teksa sezonin e kaluar, kur u shpall në nënkampion i vendit për herë të 19-të, pësoi në 33 javë vetëm katër humbje.
Të “kuqve” u janë larguar tre brazilianët (Roma, Bruno e Kastelani), por në dispozicion të teknikut nuk do të jetë as mesfushori i Kombëtares, Elis Bakaj (i pezulluar) e mbrojtësi i njohur Fatjon Tafaj.
Trajneri Duro: “Besa është një kundërshtar i fortë dhe në të gjitha parametrat janë superiore ndaj nesh, në aspektin moral, të pikëve dhe në organikën që ka”.
Besa, që të dielën barazoi 1-1 me Tiranën kryesuesit në “Qemal Stafa”, aktualisht ndodhet në vendin e 5-të me 15 pikë, dhjetë më shumë se Partizani i vendit të fundit.
Nga statistikat e 15-herë kampionëve të Shqipërisë veçohet një fakt: e vetmja fitore në 9 javët e para është realizuar në transfertë (ndaj Lushnjës), ndërkohë që në shtëpi 15-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, nuk kanë mundur të fitojnë asnjë nga katër takimet e luajtura në Tiranë.
E Enjte, 06 Nentor 2008