Shishet ndaj Ilir Dajës, gjobitet klubi i Tiranës
Komisioni i Disiplinës e ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja klubin e Tiranës, për shishet e hedhura në adresë të pankinës së Besës ditën e dielë. Në fund të takimit, tifozët u irrituan me trajnerin Ilir Daja, duke hedhur shishe në adresë të tij. Ndërkohë, dënime edhe për disa pjestarë të klubit Apolonia. Anëtari i stafit Jetnor Sula është pezulluar dy ndeshje dhe gjobitur me 50 mijë lekë për ofendim të arbitrit, ndërsa lojtari Klodian Skënderaj është dënuar 2 ndeshje për të njëjtën gjë.
(d.b/BalkanWeb)