E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Mbrojtja e femijeve mbetet prioritet

Ministri i Punes Anastas Duro, priti ne nje takim perfaqesuesen e UNICEF ne Shqiperi, Carry Auer, me te cilen diskutoi rreth bashkepunimit te deritanishem dhe ngritjes se nivelit te tij, bazuar ne plane pune te perbashketa e te detajuara me detyra konkrete, per realizmin e objektivit te perbashket, garantimin e te drejtave te femijeve ne vend. Auer u shpreh se ne keto vite, bashkepunimi i UNICEF me Ministrine e Punes ka qene shume i mire dhe fale ketij bashkepunimi jane arritur te permbushen shume objektiva. Nder objektivat me kryesore te UNICEF dhe te strukturave qeveritare ne vitet e fundit, Auer permendi krijimin e njesive per mbrojtjen e femijeve ne njesite vendore, asistimin teknik te Sekretariatit te Femijeve, strukture prane Ministrise se Punes, si edhe strukturave politikberese ne fushen e te drejtave te femijeve, vecanerisht ne procesin e hartimit te dokumenteve te rendesishem qe sanksionojne dhe garantojne keto te drejta. "Ne vleresojme se ne te gjitha keto objektiva Shqiperia ka arritur sukses, por, sigurisht, qe ka ende shume per te bere", u shpreh perfaqesuesja e UNICEF. Ndersa ministri Duro falenderoi zonjen Auer per kontributin e dhene ne keto pese vjet ne krye te UNICEF ne Shqiperi dhe per ndihmen qe kjo e fundit i ka ofruar dhe i ofron, institucioneve per realizimin e detyrimeve te tyre ne fushen e te drejtave te femijeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›