Transplanti i veshkave, shtyhet afati
Sic duket eshte shtyre afati i berjes se transplantim te pare te veshkave ne vendin tone. Ndonese ishte parashikuar qe ai te behej ne muajin nentor, jemi ne mbarim te tij dhe nuk eshte bere asgje. Megjithate, burime nga sherbimi i nefrologjise thone qe transplanti i pare do te realizohet ne muajin janar te viti te ardhshem. Prej nje tradite disa vjecare tashme, ndoshta qe prej 2005-es, iniciativa e shendetesise sone per realizimin e transplantit, eshte shtyre nga muaji ne muaj e viti ne vit. Por, shefi i nefrologjise Nestor Thereska, nenkupton se transplantimi i veshkes do te behet realitet ne QSUT-e, me fillimin e vitit te ri. Shqiperia ka nje numer te madh te semuresh me veshka, nje pjese e konsiderueshme e te cileve i perkasin stadit final te insuficiences renale. Mberritja e semundjes deri ne kete pike, kerkon domosdoshmerisht kryerjen e transplantit te veshkes, ose ne te kundert e vetmja menyre mbijetese eshte hemodializa. Ekipi i mjekeve me te mire te QSUT-se, qe do te realizoje transplantin e veshkes, konfirmon se per pak dite vihen ne pune salla operatore e urologjise, me e mira ne Ballkan, dhe sektori i imunologjise eshte pajisur me aparaturat me te mira shendetesore. Njekohesisht sherbimi i nefrologjise, po harton per here te pare statistika per numrin e te semureve me veshka, per te evidentuar sesa prej tyre do te kene nevoje per transplant dhe sa te tjere do te trajtohen me hemodialize.