Duro: Partizanit i duhen sulmues Mbrojtësi Arjan Sheta (ish-Elbasani) është afruar te Partizani dhe po kështu pritet mesfushori Engert Bakalli, i cili tashmë nuk është më pjesë e Elbasanit

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, pohoi gjatë një interviste për “Ora Sport”, se skuadrës që ai drejton i duhen sulmues. “Në portë e në mbrojtje thuajse jemi të kompletuar”, - tha pasuesi i Hasan Likës. Të kuqve iu largua gjatë kësaj merkatoje Elis Bakaj, tashmë pjesë e Dinamos, duke pasur në vijën e parë vetëm Marius Ngjelën. Mbrojtësi Arjan Sheta (ish-Elbasani) është afruar te Partizani dhe po kështu pritet mesfushori Engert Bakalli, i cili tashmë nuk është më pjesë e Elbasanit.
E Hene, 12 Janar 2009