E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani largon Stavrion LakonLako ka të ngjarë të bashkohet me skuadrën e qytetit të tij, Skënderbeut

Elbasani ka përjashtuar nga radhët e tij Stavrion Lakon për pjesën e dytë të sezonit. Korçari luante për 2-herë kampionët e Shqipërisë nga sezoni 2006-2007, por trajneri Mirel Josa nuk preferoi ta merrte me vete në Maqedoni gjatë fazës përgatitore.

Me Elbasanin, ish-lojtari i Skënderbeut (113 ndeshja), Dinamos (12 ndeshje) e Teutës (24 ndeshje), këtë sezon zhvilloi vetëm 9 ndeshje. Mbrojtësi Lako ka të ngjarë të bashkohet me skuadrën e qytetit të tij, Skënderbeut.

E Hene, 12 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›