Kola: Incidenti me Ballën, abuzim i gazetave

Trajneri Agustin Kola më në fund ka folur edhe për incidentin e tij me gazetarin e njohur sportiv të “Panorama Sport”, Adriatik Balla. Pasuesi i Blaz Slishkoviçit në bankinën e 23-herë kampioneve tha për “Ora Sport”: “Mediat e shkruara abuzojnë dhe shkruajnë gjëra jo të sakta, ndërsa ato vizive japin realitetin me fjalë dhe imazh”. Kola la të kuptohet se abuzimi është i gazetarit Balla, ndaj të cilit tekniku bardheblu qëlloi me grusht gjatë stërvitjes së të shtunës së kaluar.
E Hene, 12 Janar 2009